Drita që binte në shkallët lëvizëse, shkaktonte iluzionin optik sikur të jetë duke rrëshqitur (Video)

Vizitori i një qendre tregtare në Toronto të Kanadasë, ka mbetur i habitur me një aktivitet të pazakontë që zhvillohej në shkallët lëvizëse.

Në fakt, nuk ishte asgjë tjetër, pos dritës së diellit, që bie mbi hapësirën e ecjes dhe krijonte iluzionin optik sikur të jetë duke rrëshqitur teposhtë, transmeton Telegrafi.

“Bashkë mua, në shkallë ishte edhe një objekt i shndritshëm. Për fat të mirë, nuk ishte ndonjë fantazmë” shkruan përbri videos së postuar.

Punonjësit e qendrës tregtare, janë befasuar me ngjarjen të cilën e kanë parë në internet, duke thënë se do të presin momentin, për ta parë edhe nga afër. /Telegrafi/

TAGS