Driton Sulejmani nga Partia Alternativa ka komentuar rritjen e cmimit të energjisë elektrike për 7.4 %, shkruan Almakos.
Sipas Sulejmanit, ky vendim është i turpshëm dhe kriminal.
“ Rritja e çmimit të energjisë elektrike për faturat e familjarëve për 7.4% në kohë pandemie, paraqet vendim të turpshëm dhe kriminel të Komisionit rregullatorë të energjisë. Nga fillimi i pandemisë u parashtruan kërkesa të vazhdueshme deri te EVN për lehtësime ndaj qytetarëve të cilët për shkak të pandemisë u detyruan të mbyllen në shtëpi, u pamundësuan të punojnë dhe me gjithë këto probleme nuk patën asnjë lehtësim sa i përket pagesës së faturave të energjisë elektrike të cilat gjatë pandemisë edhe u rritën për shkak të rritjes së përdorimit të energjisë elektrike. Gjithë këto kërkesa hasën në vesh të shurdhër nga kompania e cila edhe pse vazhdimisht propagon kujdes ndaj qytetarëve në asnjë moment nuk hoqi dorë nga fitimet e tyre të majme, dhe sikur kjo nuk mjaftoi, me ndihmën e këtij komisioni të ashtuquajtur rregullatorë edhe një herë goditën qytetarët të cilët edhe para pandemisë paguajnë shuma astronomike në krahasim me vendet e tjera. Tash këto shuma të reja të cilat vijnë në kohë krize do e rëndojnë edhe më shumë gjendjen tani më të rënduar të tyre. Ky komision i turpit, kjo çerdhe kriminele duhet të shkarkohet sepse nuk është hera e parë që marrin vendime në dëm të qytetarëve dhe në favor të milionerëve. Vlen të përmendet edhe pa aftësia e qeverive të deritanishme që ta liberalizojnë tregun e energjisë elektrike por si duket kjo gjendje monopolistike ju ka konvenuar edhe atyre. Qeveria e ardhëshme duhet patjetër të gjejë zgjidhje për këtë problem që vazhdimisht po i godet qytetarët. “, shkroi Driton Sulejmani.