Driton Zairi: Shitësi i mirë do të ju shes një veturë, kujdesi i mirë për klient ju shet 100 vetura

Driton Zairi: Shitësi i mirë do të ju shes një veturë, kujdesi i mirë për klient ju shet 100 vetura

Mi-Da Grand Motors është e njohur si një kompani me përgjegjësi shoqërore. Misioni të cilin e ka kompania është që të siguroje mobilitet dhe siguri te qytetarët. Ndër vite ka organizuar disa aktivitete në atë drejtim, ndërsa tani në këto momente të vështira të krizës ofrojnë edhe shërbime falas për të gjithë personat mjekësor në servisin e tyre, thotë në një intervistë për Biznes Info njeriu që qëndron prapa rrëfimit të suksesshëm të Mi-Da Grand Motors Maqedonia, Driton Zairi, drejtor gjeneral i kompanisë. Në vazhdim mund të lexoni për kulturën korporative të kompanisë, zhvillimin dhe sfidat me të cilat po përballet.

Biznesi i veturave është interesant në vetvete, por si u gjendët ju në rrëfimin e Mi-Da Grand Motors? Cila është përvoja juaj paraprake?

I tërë rrëfimi ka nisur në muajin Maj të vitit 2000, ndërsa më herët ëndërr e kisha që të bëhem hendbollist profesionist me dëshirën dhe dashurinë e madhe ndaj atij sporti edhe sot e kësaj dite. Veturat për shumicën e të rinjve janë privilegj, kënaqësi, sfidë dhe kur mu dha mundësia nga Sa & Sa Company e atëhershme nga ana e pronarit Mitat Sali të cilit sot e kësaj dite iu jam mirënjohës, në asnjë moment nuk jam lodhur për ta plotësuar qëllimin, e ajo ishte që të jam i suksesshëm në atë që e punoj. Deri në qershor të vitit 2009 kam qenë pjesë e grupacionit të respektuar dhe me renome Porsche, e cila zyrtarisht në Maqedoni (Porsche Maqedonia) ka ardhur në dhjetor të vitit 2005.

Entuziazmi dhe energjia për punë qysh në fillim ishin adutet e mia pozitive të cilat ndër vite i panë dhe i vlerësuan punëdhënësit e mi dhe për shkak të kësaj kam kaluar nëpër disa sektor në kompani. Kam nisur si shitës, pastaj në marketing, në administratë ( pjesët rezervë ), area menaxher dhe sales trainer për VW, që në vitin 2008 me 27 vite të fitoj funksionin Head of office, me qëllim vendosjen e importerit në Kosovë nën emrin Porsche Kosovë dhe pozicionimin e brendeve VW, Audi dhe Shkoda në atë treg me cka detyra ishte e kryer me sukses për më pak se një vit. Edhe disa muaj dhe do të duhet që të festojmë 20 vjetorin si vit jubilar në biznesin e veturave, edhe pse viti nuk na ka nisur mbarë.

Sa kohë jeni pjesë e kësaj kompanie, gjegjësisht e këtij biznesi? Cilat janë ndryshimet më të rëndësishme të cilat ju si drejtor dhe ekipi i juaj i keni bërë në këtë kompani?

Në Grand Automotive grupacionin jam nga shtatori i vitit 2009, me atë që isha në Kosovë deri në vitin 2013 kur edhe pronarët kërkuan nga unë që të vi në Maqedoni, pasi që një vit paraprakisht kanë blerë tashmë 75 % nga akcionet e Mi-Da Motors të atëhershëm e cila u ndryshuar tashmë në Mi-Da Grand Motors. E pranova që të kthehem në Shkup, pasi që këtu kam lindur dhe gjithcka lidhet me Shkupin dhe Maqedoninë. Normal me ardhjen në Mi-Da Grand Motors ka vazhduar edhe funsioni në Kosovë deri sot e kësaj dite. Qëllimi im ishte që kompania të ketë ekip që do të jetë kompakt dhe që do të kujdeset për secilin klient në shitje dhe pas shitjes. Me shumë mund kam arritur që ekipin ta krijoj  dhe i njëjti funksionon pa probleme me vite të tëra në plotni.

 

Me futjen e plotë të qendrës shitëse-servisuese, Mi-Da Grand Motors shndërrohet në një lojëtar serioz në tregun maqedonas. Ndërsa para disa kohësh ju e morët edhe brendin Hyundai. Si u bë të futeni në bashkëpunim me Hyundai dhe hapësira në objektin e ri a është planifikuar edhe për Hyundai?

Si pjesë e grupacionit Grand Automotive, seriozteti i tregut tonë qysh nga fillimi është përfaqësuar me shumë aktivitete, dobi dhe shërbime ndaj klientëve tanë. Me marrjen e brendit Hyundai në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri vetëm se e kemi kompletuar punën tonë në regjion, pasi që në Serbi dhe Kroaci tashmë pesë vite firmat tona simotra janë përfaqësues të Hyundai. E kam përmendur disa herë se për të fituar përfaqësimin e një brendi të lartë duhesh që të dëshmohesh për atë punë, ( ndërsa grupacioni jonë me vite është dëshmuar), dhe kemi qenë të ftuar në tenderin që ka qenë i hapur nga Hyundai Motor Company ku morën pjesë edhe kompanitë tjera maqedonase.

Qendra e re shitëse-servizuese vecse ishte i lëshuar në përdorim, ndërsa është ndërtuar sipas nevojave të Ford dhe Volvo, për të cilët ne kemi qenë përfaqësues një kohë të gjatë. Kanë ndodhur ndryshime dhe ka ardhur edhe deri te ndryshimi i përfaqësuesit të Volvo për Maqedoni, dhe ashtu si thotë thënia e urtë “ në secilën të keqe ka edhe të mirë”, Hyundai ishte e mira në ato caste për punën dhe salonin tonë.

Nga janari i vitit 2020 më shumë sukses nisi puna e brendit të ri ashtu edhe si pritëm, dhe në të ardhmen e afërt jemi duke planifikuar ekspansionin e ofertave për shitjen e veturave të reja dhe ofertave servisuese. Si grupacion nuk do të ndalojmë me përfaqësimin e suksesshëm të Ford dhe Hyundai në vendin tonë dhe në regjion, dhe gjithsesi edhe brende të reja dhe sfida në të ardhmen që do të janë pjesë e punës tonë.

Industria e juaj në vitet e fundit ka duruar rënia të mëdha, por edhe dridhje të vogla. Si i menaxhuat sfidat me të cilat po përballet industria e veturave dhe a keni ndonje formulë të fshehur për sukses?

Situatë në biznesin tonë nuk është i shkëlqyeshëm në kohë të gjatë. Fillimisht, si kompani kemi arritur që të krijojmë një ekip të suksesshëm i cili gjatë kohë punon bashkë dhe kujdeset për secilin klient tonë, por edhe për klientët potencial. Si kompani jemi të orientuar dhe shumë me rëndësi është për neve kënaqësia e klientit dhe për shkak të kësaj jemi duke ofruar cmim më të mirë në bazë të kushteve më të mira ( kredi, lizing). Gjithsesi, jemi duke siguruar edhe shërbime të shkëlqyeshme dhe kujdes për veturën e secilit klient tonë.

Pas një kompanie të suksesshme qëndrojnë edhe klient të kënaqur. Cilët faktor janë vendimtar para së gjithash për mbajtjen e besimit të klientëve?

Këtë e kam përmendur disa herë për shkak të kësaj e kësaj që më udhëheq në këto vite, përgjigja është e thjeshtë, por përfshinë korpusin serioz: qëllim, përgjegjësi, privilegj, kënaqësi. Nëse arrini që t`i kombinoni të gjitha këto segmente, atëherë suksesi është i garantuar. Faktor për mbajtjen e besimit te klientët janë të shumtë, por në ekipin tonë kryesore janë sinqeriteti, buzëqeshja dhe kujdesi për secilin klient në nivel maksimal me mund maksimal që në mënyrë të suksesshme të zgjidhet secili problem i mundshëm. Secili i punësuar në Mi-Da Grand Motors është i qasshëm për klientët e tij 24/7 dhe për këtë iu jam falënderues secilit vec e vec, dhe për këtë arsye lirisht them se pas secilit klient të kënaqur qëndron një i punësuar i përgatitur dhe i buzëqeshur që në cdo kohë dëshiron që t`i ndihmoje klientit të tij dhe me sukses ta zgjidh secilën situatë.

Ekipi i mirë është celësi për sukses. Cilat karakteristika duhet që t`i kanë të punësuarit tuaj dhe si duhet t`i motivoni që të qëndrojnë pozitiv dhe me këtë edhe klientët të janë të kënaqur?

Në Mi-Da Grand Motors secili i punësuar është person i shkëlqyeshëm ( ose ashtu si themi ne NJERI) që në cdo kohë të jetë i gatshëm për të ndihmuar pa marr parasysh se në cfarë situate gjendet, dhe kjo është elementi i parë që duhet ta ketë. Duhet që ta doje punën e tij dhe të jetë i gatshëm që ta kryej me sukses dhe nëse nuk di, të mos turperohet për të pyetur. Edhe pozitiviteti njashtu, edhe pjesë kyce që duhet ta posedoje. Shitësi i mirë do të ju shes një veturë, kujdesi i mirë ndaj klientëve do të ju shes 100. Motivimi është në mënyra të ndryshme, përvec mënyrës materiale për të cilën kujdesemi gjithmonë të janë të shpërblyer, raporti im si Drejtor Gjeneral ndaj cdo të punësuarit është më normal, pozitiv, miqësor ( me cka e ruajmë rregullin :” Në punë kolegë, pas punës shok”) dhe i kujdesshëm në aspektin individual ndaj cdo njërit.

Njashtu si kompani jemi duke u përpjekur që cdo kërkesë që mundemi ta plotësojmë, t`ia plotësojmë punëtorëve tanë. Me këtë arrijmë që pas secilit punëtor të kënaqur të kemi klient të kënaqur.

Sa arsimimi dhe zhvillimi i të punësuarve janë të rëndësishëm për progres, dhe punëtorët a shkojnë në aftësime shtesë?

Si pjesë e Grupacionit Grand Automotiv kemi aftësime, shkollime dhe gara në dy pjesët e punës tonë- Trening programi për shitje dhe Trening programi për pas shitje. Të gjithë të punësuarit tonë marrin pjesë pa ndërprerë cdo vit në modulet që organizohen.

Gjithsesi në passhitje kemi program që quhet Train the Trainer, kur punëtori jonë aftësohet dhe pastaj të njëjtin aftësim ia përcjell ekipit tonë në posshitje. Me krenari mund të them se për zhvillimin e punëtorëve tanë nuk kursejmë dhe këtë e bëjmë me dëshirën më të madhe.

Sot, të kesh përgjegjësi shoqërore është shenjë e njohjes, por Mi-Da si e njohur si kompani me përgjegjësi shoqërore, a e ka këtë përparësi në procesin e punës? Dhe këtë gjë a e bëni për një benefit kthyes financiar?

Politika e përgjegjësisë shoqërore e Mi-Da Grand Motors është njëra prej më seriozeve në industrinë e veturave. Kjo bazohet në misionin që e ka kompania, dhe kjo është që të sigurojmë mobilitet dhe siguri te qytetarët. Ndër vite kemi organizuar aktivitete të shumta në atë drejtim, si akcion ekologjik për pastrim në fushat e Vodnos, donacion për ambasadën e fëmijëve Megjashi, donacion për shtëpitë e disperzuara për fëmijët pa prindër e kështu me radhë. Duhet theksuar se në këto momente të rënda të krizës ne jemi aktivizuar dhe jemi duke ofruar shërbime falas për të gjithë personat mjekësor në servisin tonë. Më këto aktivitete nuk presim asnjë kthim financiar, por përkundrazi duam që t`i japim më shumë shoqërisë.

Një mendim inspirues, këshillë biznesore që ju udhëheq?

Qysh në fillimin e punës time në vitin 2000 si i ri, diku pas 7-8 muajve përvojë pune në një detyrë të caktuar nga punëdhënësi i atëhershëm kam reguar me fjalët “ nuk mundem “ aty mora përgjigjen direkte me fjalët:” Driton nuk jam i mësuar të dëgjoj fjalë të tilla prej teje, përkundrazi ti gjithmonë je i gatshëm që në mënyrë pozitive ta pranosh secilën detyrë”.

Nga ajo ditë kur kuptova se dikush e respekton atë që unë e kam bërë qysh në fillim të punës time e deri më sot, më jep mendim pozitiv dhe më udhëheq në jetë, rregull ose këshillë që thotë: Te unë nuk ekziston NUK MUNDEM, NUK DUA DHE NUK DI./biznisinfo.mk