Dua dhe Anwar bëjnë bashkë blerjet për Halloween

Dua dhe Anwar bëjnë bashkë blerjet për Halloween
17:46 | 18 Tetor 2019

Dua Lipa mban kungujt në duar pas blerjeve me të dashurin, Anwar Hadid.

Ata e bënë publike romancën e tyre në muajin korrik, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Tani, siç duken gjërat, Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel, teksa po përgatiten për Halloween.

Dyshja u vërejtën bashkë teksa blenë disa kunguj dhe gjëra të ndryshme të festës, në një dyqan ushqimesh në Los Angeles, të enjten.

Modeli, i cili është vëllai i vogël i modeleve të njohura Gigi dhe Bella Hadid, shkoi me pamjen e zakonshme në dyqan.

Teksa po mbante nga një kungull në secilën dorë, Dua tregoi këmbët në një palë pantallona të shkurtër. /Lajmi.net/

TAGS