Dua Lipa duke kënduar dhe vallëzuar nën ritmet e këngës “Tavolina”

Dua Lipa duke kënduar dhe vallëzuar nën ritmet e këngës “Tavolina”

Kënga “Tavolina” ka qenë një prej hiteve më të mëdha të vitit 2014 që vazhdon të dëgjohet sot e kësaj dite.

Bashkëpunimi i Ermal Fejzullahut, Lumi B dhe Ledri Vulës numëron mbi 30 milionë shikime në YouTube dhe dëgjohet me kënaqësi nga fansat e këngëtarëve.

Ndërsa kjo këngë ka rezultuar e pëlqyeshme edhe për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Gjatë Festivalit Sunny Hill, 22-vjeçarja është argëtuar në masë të madhe duke shijuar muzikën vendore.

Lexo po ashtu:

Ndërsa pikërisht kënga “Tavolina” duket të ketë qenë ndër të preferuarat e Duas, e cila është parë duke vallëzuar dhe duke e kënduar refrenin.

Një video nga argëtimi i saj e ka publikuar vet Ermal Fejzullahu, i cili është shprehur krenar që ajo pëlqen këngën e tyre.

“Është kënaqësi ta shohësh një artiste që e do e gjithë bota duke u kënaqur me këngët tona. Krenar me ty Dua”, ka shkruar Ermali në përshkrim. /Telegrafi/

TAGS