Dua Lipa, mahnitëse në kampanjën e “YSL”

Dua Lipa, mahnitëse në kampanjën e “YSL”
8:59 | 18 Gusht 2019

Dua Lipa ka publikuar një video nga kampanja për brendin “YSL”.

Dua Lipa është bërë imazhi i ri i parfumeve “YSL”, ndërsa pjesë nga kampanja e realizuar me këtë brend ka kohë që i ka publikuar në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja postoi një video nga kjo kampanjë, në të cilën paralajmëron që shumë shpejt do të jenë në treg parfumet e reja.

E veshur me një fustan shumë të shkurtër, Dua Lipa dukej mahnitëse, ndërsa motoja e kampanjës është liria.

“LIBRE… së shpejti”, ka shkruar këngëtarja në video.

Kujtojmë që mesazhi i kësaj kampanje në mesin e disa gjuhëve jepet edhe në atë shqipe. /Lajmi.net/

TAGS