Dua Lipa me babain urojnë për Ditën e Flamurit: Një komb, një flamur

Dua Lipa me babain urojnë për Ditën e Flamurit: Një komb, një flamur
12:56 | 28 Nentor 2019

Dukagjini dhe Dua kanë uruar më të mirat për Shqipërinë në këtë 107 vjetor që nga shpallja e Pavarësisë.

Sot mbushen 107 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë, shkruan lajmi.net.

Derisa Shqipëria është kapluar nga tërmete të njëpasnjëshme dhe mbështetje të madhe ka gjetur nga shumë njerëz, nuk kanë munguar edhe urimet për 28 Nëntor.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së bashku me babain e saj Dukagjinin e kanë bërë të njëjtin urim me mbishkrimin: Një komb, një flamur.

“Në të mirë e në të vështirë, gjithmonë bashkë.”, ka shkruar ndër të tjera Dukagjini./Lajmi.net/

TAGS