Dua Lipa në ballinën e revistës së njohur franceze 

Dua Lipa në ballinën e revistës së njohur franceze 

Dua Lipa do të jetë fytyra të cilën do ta shohim në ballinën e revistës franceze “Elle”.

Këngëtarja Dua Lipa ka bërë të ditur nëpërmjet disa postimeve se do të jetë në ballinën e revistës franceze “Elle” muajin e ardhshëm, shkruan lajmi.net.

Dua pranë njërit postim ka treguar se numri i kësaj reviste pjesë e së cilës edhe do të jetë ka për t’u publikuar në muajin maj.

Këngëtarja shqiptare i ka falënderuar bashkëpunëtorët dhe ka treguar se ndihet e priviligjuar që ka punuar me ta.

Ajo po e shijon po ashtu suksesin e projekteve muzikore të cilat në kanalin zyrtar në Youtube kanë shumë klikime.

Kënga e saj e fundit është ‘Swan Song’. Kjo këngë është realizuar edhe me videoklip dhe është kolona zanore e filmit të ri “Alita: Battle Angel”./Lajmi.net/

TAGS