Duke e pas parasysh faktin që po shtohet numri i të infektuarve me virusin KORONA me shpejtësi është e pritshme që qeveria dhe komuna duhen ndërmarrë masa. Këtu pajtohemi plotësisht sepse është interesi i shëndetit të të gjithë qytetarëve. Por koha kur lajmërohen masat më rigoroze deri tani si kjo e ndalesës së lëvizjes së qytetarëve nga e Premtja në mbrëmje ora 21:00 e deri të Hënën në mëngjes ora 05:00 ishte shumë e shkurtër. Kjo ndalesë u kumtua para qytetarëve po ditën e Premte 4 ose 5 orë para hyrjes së masës në fuqi. Pikërisht kjo krijoi panik të madhe në qytet sepse qytetarët e panë veten të papërgatitur për fundjavë. Këtu filloi kaosi sepse të gjithë u dyndën drejt marketeve për furnizim dhe farmacive. Shpresojmë që kjo të mos ketë shkaktuar përhapje edhe më të madhe të virusit KORONA sepse rradhët e gjata për pritje para dyqaneve si dhe lëvizja nëpër qytet për këto 4 orë ishte kaotike e pakontrolluar dhe në masë shumë të madhe dhe në të njëjtën kohë shkaktoi frikë dhe pasiguri tek qytetarët. Kërkojmë herave tjera shtabi i emergjencës si dhe kryetari i komunës që informimin për masa të tilla rigoroze ta bëjë të paktën 24 orë para hyrjes së masës në fuqi.
Nagri Rexhepi