Merr fund misteri/Flokët ‘tas’ të Zuckerberg paskan domethënie më të thellë se ç’duket (FOTO)

Merr fund misteri/Flokët ‘tas’ të Zuckerberg paskan domethënie më të thellë se ç’duket (FOTO)

Duket se është sezoni i prerjeve “shqetësuese” të flokëve. Mark Zuckerberg u mbyt nga pyetjet mbrëmë për shumë gjëra, ndërsa dëshmoi para Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA për nisjen e diskutueshme të projektit të kriptocurrency të Facebook, Libra. Ndërsa interneti duartrokiste në mënyrë kolektive Alexandria Ocasio Cortez për pyetjet e saj të ashpra dhe të drejtpërdrejta, Tëitteri gjithashtu nisi të tallej me prerjen e “pafat”, por në dukje të qëllimshme të flokëve të  Zuckerberg.

Frymëzimi prapa  atij modeli rrethor me disa cullufe të copëtuara në mënyrë të çuditshme mbetet i panjohur. Sidoqoftë, interneti menjëherë i hyri punës ‘kërkimore’ dhe  duket se ka gjurmuar burimin e mundshëm: Jul Cezarin, diktatorin e madh romak.

 

“Një prerje e shtrembër dhe  joprofesionale, po si ka mundësi që Mark Zuckerberg nuk paska mjaftueshëm para për një qethje më të mirë”, shkroi një përdorues. Një shpjegim në Ëikipedia e përkufizon “Prerjen e Cezarit”, si “baluke të shkurtra, të prera në mënyrë horizontalet”, me një shtresë 2 deri ne 4 cm. Ngjashmëria me Zuckerbergun nuk është krejtësisht e palogjikshme. Në shumë raste ai ka shprehur admirim për Cezarin, i cili konsiderohet si komandanti më i madh ushtarak dhe një diktator.