Zëvendëskryeministri dhe ministri për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike, Sadulla Duraki përmes një mesazhi ka uruar gjithë besimtarët musliman me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“Në emrin tim personal, si edhe në emër të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, të gjithë besimtarëve musliman u shpreh urime festën e Fitër Bajramit! Njëkohësisht, të gjithë atyre që agjëruan, agjërim dhe lutje të pranuara gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Solidariteti, paqja, mirëqenia dhe toleranca urojë të mbizotërojnë në familjet e juaja.”, thuhet në telegramin e urimit të zv/kryeministrit Duraki. (INA)