Durrësi tronditet sërish/ Vritet me thikë një person tek Plepat (Emri)

Durrësi tronditet sërish/ Vritet me thikë një person tek Plepat (Emri)

Një tjetër ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Durrës. Një person është vrarë me thikë në zemër, në zonën e Plepave.Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se është vrarë shtetasi Idajet Dulla. Ai ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa nuk dihen ende motivet e këtij krimi.



Ai është gjetur nga kalimtarët e rastit në afërsi të shinave të trenit dhe është transportuar në spital për t’u dërguar në morg.Kujtojmë se një natë më parë, Durrësi u trondit nga breshëria e plumbave, ku u qëlluan babë e bir dhe për pasojë humbi jetën Armando Baboçi, ndërsa është plagosur djali i tij dhe një person tjetër.