Dy aktivistët që i ndërprenë fjalën Ramës shoqërohen në polici

Dy aktivistët që i ndërprenë fjalën Ramës shoqërohen në polici

Dy të rinj janë shoqëruar në komisariat këtë mbrëmje, pasi i ndërprenë fjalën kryeministrit Rama në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë.

Sipas Lëvizjes për Universitetin, të rinjtë janë aktivistët Enriko Peçuli dhe Emiljando Kita. Të dy janë nxjerrë me forcë nga ceremonia pas incidentit me Ramën, ku njëri prej tyre i tha kryeministrit se mjekët po arratisen nga vendi.

 “ Aktivistët Enriko Peçuli dhe Emiljando Kita janë nxjerrë jashtë nga truprojat e Edi Ramës dhe mbahen të mbyllur në qelitë e komisaritatit nr. 1. U bëjmë thirrje të gjithë aktivistëve të bashkohen për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre,”-shkruhet nga Lëvizja për Universitetin.