Dy formacionet e mundshme të Liverpoolit nëse i duhet t’i luajë dy ndeshje brenda një dite

Dy formacionet e mundshme të Liverpoolit nëse i duhet t’i luajë dy ndeshje brenda një dite
12:56 | 1 Nentor 2019

Liverpool pas një dramë të vërtetë siguroi kalimin në çerekfinale të EFL Cup, ku mposhti Arsenalin 5:4 me penallti, pasi koha e rregullt përfundoi 5:5.

Në çerekfinale, Liverpool do të udhëtojë për t’u takuar me Aston Villan, në ndeshjen që mund të luhet mes 17 dhe 18 dhjetorit.

Një datat e njëjta, Liverpool do të jetë i angazhuar edhe në Kupën e Botës për Klube si kampion i Ligës së Kampionëve.

Do të ishte rastësi, por mund të ndodh që Liverpool të dy ndeshjet t’i zhvillojë brenda një nate.

Andaj, Jurgen Klopp do t’i duhet të ndaj në dysh skuadrën, për këto dy ndeshje.

Formacioni i parë me yjet e skuadrës, do të udhëtojë për Kupën e Botës për Klube, i udhëhequr nga Mane, Salah dhe Firmino.

Në anën tjetër, rezervistët si Origi dhe Shaqiri e të tjerët, mund të udhëtojë drejt Birmingham për ndeshjen me Aston Villan.

Nëse rezervistët luajnë kundër Aston Villas, kush do të udhëtojë me skuadrën për Kupën e Botës për Klube.

Një formacion i fotografisë së mëposhtme, do të ndahej në dysh, për t’u ulur në bankinë në të dy ndeshjet, atë në Kupën e Botës për Klube dhe në EFL Cup./Lajmi.net/

TAGS