Dy hidroplanë nisen drejt Lubinit

Dy hidroplanë nisen drejt Lubinit

Ilustrim

Vatrën e zjarrit që nga mëngjesi i sotshëm ka kapluar një pjesë të pyjeve për rreth fshatit Lubin, zjarrfikësit ende nuk kanë arritur ta shuajnë plotësisht.

Me kërkesë të Komunës së Sarajit, dy hidroplanë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim rreth orës 17 kanë fluturuar mbi zonën e përfshirë nga zjarri, në përpjekje për ta shuar atë pa rënë nata.

Megjithëse nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, gjatë ditës kanë shuar një pjesë të flakëve, ato thanë se kanë marr hov pasdite, me ç’rast kanë kërkuar ndihmë edhe nga ajri.

Adnan Qaili

Loading…