Dy kandidatë për stolin e Ferizajt, Bylbyl Sokoli dhe Agron Selmani në listën e ferizajasve

Ferizaj po kërkon riorganizimin pas disa muajsh ‘pushim’ dimëror ku pozita në renditje mbetet shqetësuese.

Trajneri Afrim Tovërlani është larguar nga posti i tij, ndërsa klubi ka filluar të mendojë për një zgjidhje të re.

Lexo po ashtu:

Klubi ka filluar bisedimet me disa trajnerë, por ‘dashuritë’ e vjetra nuk harrohen.

Bylbyl Sokoli dhe Agron Selmani janë trajnerët me të cilët po bisedojnë kryesia e vjetër, trajnerë që edhe më parë e kanë drejtuar skuadrën.

Në ditë në vijim pritet që të konfirmohet trajneri i ri.

Skuadra i ka filluar përforcimet ku shumica e lojtarëve kanë qenë prezent në stërvitjen e parë që është drejtuar nga Burim Çerkini.

Mësohet se pagat e mbetura borxh iu janë dhënë futbollistëve dhe do të kthehet normaliteti.

Ferizaj është në pozitën e 11-të me 15 pikë. /Telegrafi/

TAGS