Dy të rinj nga Dobridolli kapen me kokainë në Bogovinë

Dy të rinj nga Dobridolli kapen me kokainë në Bogovinë

Me 13.08.2019 rreth orës 4 e 25, në fshatin Bogovinë në Tetovë është ndaluar vetura e tipit “BMV” me targa zvicerane, që ka qenë e drejtuar nga 30 vjeçari E.H. dhe ku është gjendur edhe 29 vjeçari A.Sh., dytë nga fshati Dobridoll i Gostivarit, transmeton Almakos.

Gjatë kontrollit të kryer nga zyrtarët policor të SPB Tetovë, iu është gjetur kokainë, për shkak të së cilës dytë janë arrestuar dhe mbajtur për zbardhje dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përgatitet padi adekuate penale.