Zyrtarët policor nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë me 13.08.2019 rreth orës 1 e 45 minuta, në fshatin Zherovjan të Tetovës i kanë arrestuar 23 vjeçarin H.J. dhe 29 vjeçarin L.M. nga Tetova, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit të tyre dhe të veturës “Folksvagen Pasat” me targa nga Tetova, ku janë gjendur, e që është parkuar në afërsi të një pompe benzine, është gjetur dhe konfiskuar kokainë.
Dytë janë mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë dhe pas zbardhjes së tërësishme dhe dokumentimit të rastit do të vijoje padi adekuate penale.