Dy tetovarë theren me thikë

Dy tetovarë theren me thikë

Dy banorë të Tetovës me lëndime janë dërguar në spital tridhjetë minuta pas mesnata, ka bërë të ditur policia.

Në Qendrën Klinike të Tetovës me lëndime janë dërguar I.K i cili është ther me thikë në pjesën e fytit dhe shpinës, ndërsa më pas i njëjti është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup. Po ashtu me thikë është ther edhe I.K por ai në pjesën e dorës.

Pas bisedës së realizuar ata kanë pohuar se lëndimet i kanë marrë nga M.M nga Tetova i cili së bashku me vëllaun e tij R.M janë ndalur në Stacionin Policor në Tetovë.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit. /SHENJA/