Dy tifozë të Liverpoolit humbin ndeshjen ndaj Genkut, udhëtuan gabimisht në Gent

Dy tifozë të Liverpoolit humbin ndeshjen ndaj Genkut, udhëtuan gabimisht në Gent
17:42 | 24 Tetor 2019

Dy tifozë të Liverpoolit kanë duruar makthin e çdo tifozi të mërkurën mbrëma.

Rregulli i parë që duhet bërë kur dilni jashtë vendit tuj, është të siguroheni mirë se në cilin qytet po udhëtoni.

Fatkeqësisht, dy tifozë të Liverpoolit kanë harruar të bëjnë mirë kërkimet e tyre para se të udhëtonin në Belgjikë, dhe si rezultat përfunduan 95 kilometra larg vendit ku duhej të shkonin.

Ata kishin udhëtuar për të parë Liverpoolin teksa luante në Genk, në Ligën e Kampionëve.

Por, në vend që të shkonin në Genk, Rob nga Lodra dhe Lee, nga Leicester, udhëtuan për në Gent, dy orë larg nga vendi ku zhvillohej ndeshja.

Duke parë se kanë gabuar vendin dhe se nuk kanë kohë të mbërrijnë në Genk, ata vendosen të ndjekin ndeshjen në një kafene lokale në Gent./Lajmi.net/

TAGS