Dybala nuk largohet nga Juventus

Dybala nuk largohet nga Juventus
22:27 | 31 Gusht 2019

Drejtori i Juventus, Fabio Paratici ka konfirmuar të ardhmen e yllit argjentinas, Paulo Dybala.

Gjatë gjithë merkatos, emri i Paulo Dybala është lidhur me një largim të mundshëm nga Juventus, me emrin e tij që lidhej me skuadrat e Premierligës, por interesim pati edhe nga Inter e PSG.

Së fundmi, lidhur me situatën e lojtarit ka folur edhe Fabio Paratici, i cili ka bërë të ditur se Dybala do të qëndrojë në kampin ‘Biankoneri’.

“Ne absolutisht hedhim poshtë secilën mundësi që Dybala të largohet gjatë kësaj vere” ka thënë Paratici, transmeton lajmi.net.

Dybala nuk po gjen vend në planet e Maurizio Sarri, i cili duket se preferon më shumë emrat e Gonzalo Higuain, Douglas Costa e Cristiano Ronaldo. /Lajmi.net/

TAGS