Dzeko pritet të largohet nga Roma gjatë verës, Interi një mundësi

Me shumë mundësi sezoni 2018/19 do të jetë i fundit për Edin Dzekon me Romën.

Corriere dello Sport ka raportuar se lojtari do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës dhe për ata tashmë kanë filluar të lëvizin shumë skuadra evropiane.

Dy të parat janë nga Liga Premier, bëhet fjalë për Evertonin dhe West Hamin që tashmë kanë filluar të bëjnë hapa para.

Por, dyshja angleze nuk janë vetëm, pas yllit boshnjak është edhe Interi, që është në kërkim të një sulmuesi qendror pas raporte të ftohura mes klubit dhe Mauro Icardit.

Aktualisht 33-vjeçari është nën kontratë me Romën deri në fund të 2020, por për momentin nuk ka dëshirë nga asnjëra palë për vazhdimin e saj.

Në 23 paraqitje këtë sezon në Serie A boshnjaku ka shënuar vetëm shtatë gola. /Telegrafi/

TAGS