E apasionuar pas fotove nudo, modelja lë profesionin për t’u bërë infermiere koronavirusi

E apasionuar pas fotove nudo, modelja lë profesionin për t’u bërë infermiere koronavirusi

Një modele nga Holland ka lënë profesionin e saj, për t’iu bashkuar mjekëve në luftën kundër Covid-19.





Sofie Ëoz është e apasionuar pas fotove nudo, mirëpo duke parë situatën e krijuar nga pandemia ajo i është rikthyer profesionit të infermieres, për të cilin është kualifikuar.

28-vjeçarja më parë udhëtonte në të gjithë botën për fotot e saj profesionale, ndërsa tashmë po ndihmon në një klinikë të moshuarish në qytetin e saj të lindjes Roosendaal në Holandë.

Modelja ka të dashur një DJ të njohur britanik dhe këtë verë kishin plan të udhëtonin, por pandemia i detyroi të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

“Qëndrova për dy javë në shtëpi dhe nuk kisha çfarë të bëja, kështu që vendosa ta provoj. Më erdhi aprovimi se mund të filloja në një klinikë në Roosendaal. Për fat të mirë tashmë numrat e infektimit po ulen dhe qeveria po zbut kufizimet. Mezi pres të rifilloj të pozoj në të ardhmen, por për momentin po punoj si infermiere. E di që është e përkohshme por kam nisur të mësohem”, tha Sofie.

TAGS