E ardhmja e Biglia në pikëpyetje, Milan nuk di çfarë të bëjë me lojtarin

E ardhmja e Biglia në pikëpyetje, Milan nuk di çfarë të bëjë me lojtarin

Mesfushori i Milan, Lucas Biglia, nuk e ka të sigurt të  ardhmen e tij në ‘San Siro’.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, skuadra e Milanos nuk e dinë akoma nëse do t’ia vazhdojnë kontratën lojtarit, transmeton lajmi.net.

Kontrata e mesfushorit argjentinas skadon në verën e vitit 2020, dhe agjenti i 33 vjeçarit ka bërë të ditur se klienti i tij ka pranuar oferta nga Boca Juniors, por edhe nga disa skuadra franceze.

Drejtori sportiv i ‘rosonerëve’ Leonardo, nuk e sheh Biglian si një prioritet në skuadër, kështu që shanset janë të mëdha që lojtari të largohet nga skuadra.

Biglia këtë edicion ka shënuar golin ndoshta më të bukur në karrierë, duke shënuar nga gjuajtja e lirë kundër Chievo Veronas. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS