“E çaj dallgën me kokë”, Aurela Gaçe me video epike nga pushimet

“E çaj dallgën me kokë”, Aurela Gaçe me video epike nga pushimet

Pas koncerteve e mbrëmjeve të shumta muzikore, Aurela Gaçe ka gjetur pak pushim për vete. Këngëtarja ndodhet me familjen jashtë vendit dhe po i shijon shumë pushimet pranë detit. Aurela ka postuar dy video ku në njërën prej tyre një dallgë e hedh me fuqi ndërsa në videon tjetrën është vetë këngëtarja që e çan dallgën. “Ore, nuk bëhet shaka me miellin e gjermanit. Me hodhi tutje një herë? Ama, tek e dyta i thashë -Ik se ta çava ballin. Unë jam trime, e çaj dallgën me kokë. Edhe sigurisht, mbas hedhje, m’u morën edhe ato pak mend që kisha”,-shkruan Aurela.





TAGS