E dëgjuar mbi pesë miliardë herë – Spotify dhe Apple Music prezantojnë rekordet e Dua Lipës këtë vit

E dëgjuar mbi pesë miliardë herë – Spotify dhe Apple Music prezantojnë rekordet e Dua Lipës këtë vit

Dua Lipa është pa dyshim një nga artistet më të suksesshme të këtij viti.

Këtë e kanë vërtetuar edhe platformat digjitale të muzikës, “Spotify” dhe “Aplle Music”, nga statistikat e nxjerra këtë fundvit.

Dua Lipa (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Lipa vendosi vet që ato t’i ndajë edhe me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, përmes një fotografie, ku prezantoheshin rekordet e saj gjatë vitit.

Lexo po ashtu:

Ajo është artistja femër më e dëgjuar e vitit në “Spotify” në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që është e dyta femër më e dëgjuar globalisht në këtë platformë.

Dua Lipa është një prej artisteve femra më të dëgjuara të vitit (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

Albumi i saj “Lipa” është albumi i katërt më i dëgjuar në “Apple Music”, në Mbretërinë e Bashkuar, teksa është artistja femër më e dëgjuar në këtë platformë në Britani.

Në total, Dua Lipa numëron mbi 5.3 miliardë dëgjime gjatë vitit në platformat “Spotify” dhe “Aplle Music”, sipas të dhënave zyrtare të nxjerra nga vet platformat e muzikës.

Dua Lipa (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Janë në total 121 milionë fansa që kanë dëgjuar muzikën e saj në “Spotify” nga 65 shtete të ndryshme, të cilët kanë shpenzuar në total 142 milionë orë në këngët e saj.

“Faleminderit për vitin më të pabesueshëm, shihemi në vitin 2019 me më shumë argëtim”, ka shkruar nga New Yrku në llogarinë e saj në Instagram, Dua Lipa. /Telegrafi/

TAGS