E fundit/ Shënohet viktima e 20 nga koronavirusi në Shqipëri

E fundit/ Shënohet viktima e 20 nga koronavirusi në Shqipëri

Një e moshuar 84- vjeçare me Covid-19 ka vdekur ditën e premte në darkë në Spitalin Infektiv në Tiranë. Gruaja trajtohej në spital prej katër ditësh në spital. Me vdekjen e saj numri i viktimave në Shqipëri ka arritur në 20.





Ndërkohë një e paciente 80-vjeçare me koronavirus u shëruar dhe doli nga Spitali Infektiv.

Në total nga 335 raste me Covid-19 në vend, 20 kanë ndërruar jetë dhe 100 janë shëruar, duke e lënë totalin e rasteve aktive në 218.