E indinjuar nga refuzimi që i bën stilistët, Bebe Rexha: ‘Grammy’-n do ta shijoj duke shkuar me nënën time, vëllanë dhe babin

Tash esht Koha

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, javë më parë është shndërruar në një prej emrave më të përfolur në mediat e huaja.

Fakti që dizajnerët e njohur dhe shtëpitë e modës refuzuan dizajnimin e fustanit të saj për shkak të masave, bëri që Bebe Rexha të shpërthejë me një reagim në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu:

Megjithatë, asaj i është ofruar mbështetje e madhe nga emra eminentë të muzikës, si Demi Lovato e shumë të tjerë, të cilët kanë komentuar në reagimin e saj në rrjetet sociale.

Bebe Rexha (Foto: Thearon W. Henderson/Getty Images/Guliver)

E gjithë këtë suport, këngëtarja shqiptare thotë se nuk e kishte pritur!

Në një bisedë për revistën People, Rexha thotë se deshi të tregojë vetëm të vërtetën e hidhur.

Lexo po ashtu:

“Në të vërtetë unë vetëm doja që ta ndaja historinë time dhe të tregoja sa frustruese ishte. Kurrë nuk kam pritur që do marr kaq shumë dashuri dhe mbështetje”, ka thënë Bebe Rexha.

Bebe Rexha (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Ajo për herë të parë është nominuar për dy çmime në “Grammy Awards”: atë për “Artisten e re më të mirë” dhe për “Duetin më të mir të zhanrit country”, për këngën e saj “Meant to be”, në bashkëpunim me Florida Georgina Line.

E lumtur për nominimin e parë në ngjarjen më të madhe të muzikës, këngëtarja shqiptare ka treguar se do të shkojë në tapetin e kuq të eventit me tre njerëzit më të rëndësishëm të jetës së saj.

“Në mbrëmjen e Grammy do të shkoj me nënën time, vëllanë dhe babanë. Do t’i sjellë të gjithë në tapetin e kuq. I dua që të jenë me mua në çdo hap”, ka thënë ajo, duke shtuar: “Do të jem duke festuar pavarësisht çdo gjëje, o humba o fitova”. /Telegrafi/

Paraqitja e Bebe Rexhës vitin e kaluar në “Grammy Awards” (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Tash esht Koha
TAGS