“E kam zemrën të copëtuar”, fjalët prekëse të Russel Crowe për sulmet në Zelandën e Re

“E kam zemrën të copëtuar”, fjalët prekëse të Russel Crowe për sulmet në Zelandën e Re

Aktori i mirënjohur nga Zelanda e Re, Russel Crowe, është shprehur zemërthyer për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në këtë vend, ku gjatë sulmit në dy xhami mbetën të vdekur të paktën 49 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

“Vdekje të pakuptimta, pa motiv dhe mizore. E kam zemrën të copëtuar për të gjithë familjarët e përfshirë dhe për ato njerëz të bukur të Zelandës së Re, në zemrën e të cilëve do të qëndrojë gjatë kjo dhimbje”, tha aktori i njohur më së shumti për rolin protagonist në filmin “Gladiatori”.