E kapin duke vjedhur, policët i paguajnë ushqimet gruas dhe e lirojnë

E kapin duke vjedhur, policët i paguajnë ushqimet gruas dhe e lirojnë

Më 4 korrik në New York, policia ishte njoftuar se një grua kishte vjedhur ushqime. Mirëpo reagimi i policëve duket se befasoi të pranishmit, pasi që ata nuk e arrestuan gruan por paguan në supermarket në vend të saj.

Ajo iu kishte thënë policëve se është e uritur dhe policët Louis Sojo, Esnaidy Cuevas dhe Michael Rivera kishin parë që ajo në çantë kishte vetëm ushqime, shkruan Indeksonline.

Me këtë rast policët kishin shkuar tek arka dhe paguan ushqimet e gruas të cilën e lanë të lirë.

TAGS