Me 19.01.2019 rreth orës 09.00 në Stacionin Policor në Kërçovë është lajmëruar se në rrugën “Udha e vllehve” në Kërçovë, në shtëpinë në pronësi të H.M.(63) është shkaktuar një zjarr ku janë lënduar E.M.(27) dhe R.M.(68) nga Manastiri, transmeton Almakos.
E.M. dhe R.M. iu është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën Mjekësore në Kërçovë. Zjarri është shuar nga ana e ekipit të zjarrfikësve në Kërçovë, ndërsa kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kërçovë.