E kërkojnë Juventus dhe PSG, ja ku do të jetë De Ligt të hënën

E kërkojnë Juventus dhe PSG, ja ku do të jetë De Ligt të hënën

12:44 |

Matthijs de Ligt është emri më i përfolur i momentit në afatin kalimtar të verës.

Matthijs de Ligt pritet të largohet nga Ajax Amsterdam. Por, ende nuk dihet se cili do të jetë klubi i tij i ri.

Mediat holandeze raportojnë se qendërmbrojtësi i talentuar vazhdon të kërkohet nga Juventus dhe Paris Saint-Germain, transmeton lajmi.net.

I ngjajshëm

“Bianconerët” konsiderohen si favorit për blerjen e tij pasi tashmë kanë arritur marrëveshje personame me De Ligt por ende nuk kanë pranuar të përmbushin kërkesën e Ajaxit për çmimin e tij prej 75 milionë euro.

Kurse, në ndërkohë në pritje të sqarimit të ardhmes së tij,

De Ligt të hënën do të rikthehet në Amsterdam për të filluar përgatitjet me skuadrën nga Eredivisie. /Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

12:44 |

TAGS