“E kishte bërë të gjithë planin”/ Era Rusi rrëfen si i propozuan për martesë

 “E kishte bërë të gjithë planin”/ Era Rusi rrëfen si i propozuan për martesë

Era Rusi e ftuar në ‘Ftesë në 5” në një lidhje Skype ka zbuluar se si një i panjohur i shkruante duke i kërkuar të martoheshin bashkë, madje kishte bërë edhe gjithë planin sesi do shkonin drejt asaj pike.Fillimisht i kishte thënë se do dilnin për kafe, më pas do lidheshin, do i kërkonte dorën për fejesë dhe gjithçka do kurorëzohej në martesë.





“Sot më shkruante dikush. E kishte bërë të gjithë planin e punës. Në fillim donte të më njihte mua, të dilnim për kafe pastaj do darkonim dhe më pas do lidheshim. Më pas do vinte të më kërkonte dorën të fejoheshim dhe në fund të martoheshim. Plani ishte shumë i qartë. Nuk është në planet e mia martesa me të panjohur,”– tha këngëtarja e njohur.

TAGS