E konfirmon agjenti i lojtarit: Barcelona interesohet për Lautaro Martinez

E konfirmon agjenti i lojtarit: Barcelona interesohet për Lautaro Martinez
23:40 | 11 Korrik 2019

Javën e kaluar është raportuar për një interesim të Barcelonës për yllin e Inter, Lautaro Martinez.

Martinez ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjet e Kupës së Amerikës, duke u përshtatur mjaft mirë me Lionel Messin.

Akoma pa përfunduar kompeticioni, kishin filluar zërat për një interesim të Barcelonës për argjentinasin, dhe këto zëra po konfirmohen së fundmi.

‘Sport’ raporton se agjenti i Martinez, Alberto Yaque, ka konfirmuar interesimin e Barcelonës për klientin e tij, transmeton lajmi.net.

Martinez kishte bërë debutimin e tij me Racing Club në vitin 2015, para së të kalonte tek Inter në mesin e vitit 2018.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të nis ndonjë ofertë zyrtare për shërbimet e argjentinasit. /Lajmi.net/

TAGS