E konfirmon Ajax, ylli i skuadrës do të largohet gjatë verës

E konfirmon Ajax, ylli i skuadrës do të largohet gjatë verës

17:00 |

Skuadra e Ajax Amsterdam ka konfirmuar se edhe një tjetër yll do t’i largohet skuadrës gjatë merkatos së verës.

Pas Frenkie de Jong që ka nënshkruar me Barcelonën dhe Matthijs De Ligt që është shumë afër ta bëjë të njëjtën, skuadra holandeze do ta humb edhe një tjetër lojtar që ishte pjesë kyçe e sezonit të madh të kampionëve të Eredevisie.

Hakim Ziyech do të largohet nga skuadra gjatë kësaj vere, duke hapur dyert për një kalim të mundshëm në Premierligë apo Bundesliga, sipas raportimeve të ‘Mirror’, transmeton lajmi.net.

I ngjajshëm

Skuadrat si Manchester United, Arsenal apo edhe Liverpool janë ato që kanë shfaqur interesim për lojtarin që luan si mesfushor.

Gjithsesi, treshja angleze do të has në konkurrencën e Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, të cilat gjithashtu e pëlqejnë shumë yllin e Ajax.

Raportimet bëjnë të ditur se Bayern Munich veçse ka pasur kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit, por nuk ka arritur ndonjë gjë konkrete. /Lajmi.net/

[embedded content]

autor: Lajmi.net

17:12 |

TAGS