E kryer, Ancelotti te Napoli?

E kryer, Ancelotti te Napoli?

Vetëm një ditë pasi ai ishte i lidhur fortë me rolin e trajnerit, Carlo Ancelotti njoftohet se është pajtuar të bëhet trajneri i ardhshëm i Napolit.

U raportua të dielën se pronari i Napolit, Aurelio De Laurentiis kishte disa telefonata me Ancelottin dhe do të takoheshin më 21 maj.

Megjithatë, mediumit CalcioNapoli24 ka shkuar një hap më tej duke pretenduar se ish-trajneri i Milanit dhe Real Madridit do të nënshkruajnë edhe një kontratë me Napolin këtë javë.

Lexo po ashtu:

Faqja e internetit shpjegon se 58-vjeçari e ka pranuar projektin e Napolit për një muaj dhe dëshiron ta përfaqësojë klubin, ndërsa ai kishte nevojë për bindje të pakta.

Ancelotti ka fituar shumë trofe gjatë karrierës së tij (Getty Images)

Për më tepër, ai do të jetë i lumtur që Cristiano Giuntioli të qëndroj si drejtor sportiv, me qëllim të ruajtjes së thelbit të ekipit të parë të Napolit.

Maurizio Sarri është duke kërkuar punësim diku tjetër, ku skuadra më e përfolur është ajo angleze, Chelsea.

Lexo po ashtu:

Megjithatë, mediumi italian La Repubblica paralajmëron se asnjë klub nuk ka treguar deri më tani gatishmërinë për të paguar klauzolën e lirimit prej tetë milionë eurosh.

Ancelotti në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadra tjera të mëdha si Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munichu, ku nuk kanë munguar trofetë. /Telegrafi/

TAGS