Sot flasim shumë për ‘përpjekjet’ e shumë personaliteteve të gjjinisë femërore që kanë ngritur veten në pozicione të shumëllojshme. Disa me mund e disa të tjera me magjepsjen e tyre karshi ‘burrave’ të pushtetit.
Sot flasim rrallë e thuajse hiç, për punën që ndoshta ka bërë një kryetare ose një deputete në Parlament për të stimuluar ose për të ndihmuar gratë e tjera në një punë të dobishme.
Nënat tona janë shumë të zonja, madje, sot atyre s’mund t’u afrohemi as edhe me magjistraturat tona që arrijmë t’i marrim dosido. Ato, pra nënat, gratë e motrat tona, duhet të socializohen në kohën që po jetojmë. Ato dijnë më së miri të bëjnë shumëçka, duhet të jemi ne që i nxisim.
Fjalët i kanë sheqer, po edhe punën e bëjnë. Ato pra, të paktën e kanë të mbjellë se ajo që premtohet realizohet, diçka që rrallë e gejmë te përfaqësueset tona që takat u kushtojnë më shumë sesa rroga minimale.
Ato, e dijnë më së miri se puna nuk të mbytë, po të bën njeri, ndaj dhe nuk frikësohen të jenë të vyeshme për të gjithë sepse e shohin si domosdoshmëri, si diçka pa të cilën ato deri sot janë nëpërkëmbur e nuk janë menduar aspak nga zonjat e hekurta që tymi në oxhakun e tyre u shkon drejtë.
E kur punët flasin më shumë sesa hiret kemi të bëjmë me më shumë se një zonjë.
Shkruan: Hava Tahiri