E lë baterinë e motoçikletës duke u mbushur gjatë natës, shpërthen dhe lokali përfshihet nga zjarri (Video)

E lë baterinë e motoçikletës duke u mbushur gjatë natës, shpërthen dhe lokali përfshihet nga zjarri (Video)

Ky është momenti rrëqethës kur bateria e motoçikletës përfshihet nga flaka, derisa po mbushej brenda natës në një dyqan në pjesën lindore të Kinës.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur shpërthejnë shkëndijat e par,a dhe më pas përfshihet nga flaka gjithçka, transmeton Telegrafi.

Por, është interesant se si për 23 sekonda ajo shpërthen dhe gjithçka rreth saj përfshirë nga flaka. Sipas KanKan News, ngjarja ka ndodhur brenda një dyqani në Hangzhou në provincën kineze Zheijang.

Për fat të mirë ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar me kohë duke parandaluar zgjerimin e zjarrit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Bateritë e motoçikletave “Scooter” kërkojnë deri në tetë orë që të mbushen, dhe këto pamje janë dëshmi se asnjëherë nuk duhet lënë bateria duke u mbushur, nëse brenda kësaj hapësire nuk është askush. /Telegrafi/

TAGS