E mahnitshme: Nga 1104 pikë të mundshme në 10 sezone, Guardiola i ka fituar 904 sosh

E mahnitshme: Nga 1104 pikë të mundshme në 10 sezone, Guardiola i ka fituar 904 sosh
23:31 | 13 Maj 2019

Pep Guardiola 11 vjet më parë ka debutuar si trajner në stolin e Barcelonës, dhe menjëherë tregoi se ishte një strateg i madh.

Në sezonin e tij të parë me klubin katalan, Guardiola kishte arritur të fitonte La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Pas sukseseve të mëdha te Barcelona, Pep Guardiola karrierën vazhdoi në Gjermani, te Bayern Munich, me të cilën skuadër fitoi tre tituj të Bundesligës, shkruan lajmi.net.

Me titujt, Guardiola ruajti vazhdimësinë edhe në Premierligë, ku me Manchester Cityn ka fituar dy të tillë.

Në dhjetë sezone si trajner, spanjolli ka arritur të fitojë tetë tituj, gjë e cila dëshmon më së miri sukseset e numrit një të Manchester Cityt.

Një fakt interesant rreth kësaj, është se Guardiola në 1104 pikët e mundshme gjatë karrierës së tij, ka arritur t’i fitojë 904. Diçka e jashtëzakonshme./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS