E mbështet BE mini-shengenin? Rama: Ngatërrestarë s’ka vetëm në Ballkan, por dhe në Evropë

E mbështet BE mini-shengenin? Rama: Ngatërrestarë s’ka vetëm në Ballkan, por dhe në Evropë

Kryemistri Rama është deklaruar në Bruksel pas takimit informal me krerët e BE-së, se e ardhmja e mini-shengenit do të mbetet për t’u parë, pasi ‘ngatërrestarët nuk janë vetëm në Ballkan por edhe në Evropë’.

Rama tha se BE do ta mbështesë herët a vonë këtë proces, pasi është një ‘spunto’ që bie në parim me katër shtyllat e unionit.

“Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal. Kemi diskutuar për atë që është konceptuar dhe formësuar pjesërisht nga procesi i Berlinit. Herët ose vonë BE do e mbështesë këtë vizion, pasi është një spunto që bie në parim me katër shtyllat e BE. Duhet durim pasi ngatërrestarët nuk janë vetëm në Ballkan por edhe në Europë. Bashkimi Europian, Komisioni Europian, këshilli Europian kanë halle të tjera edhe më të mëdhaja.

Gjithçka do të kthjellohet dhe besoj se jo vetëm që BE do ta vlerësojë, por që vendet do të vlerësohen edhe në bazë të qasjes apo dhe kapaciteteve për të jetësuar hapësirën europiane brenda Shengenit Rajonal”, u shpreh kryeministri.

Në lidhje me të ardhmen e negociatave, Rama u shpreh se ka patur një dakortësi për metodologjinë e re në procesin e integrimit dhe se Shqipëria i ka kryer dhe do të vijojë t’i plotësojë detyrimet e saj.

Ajo që ka rëndësi është që ka një dekordësi për metodologjinë e re ka një përpjekje për të një proces të rilindur të zgjerimit përmes një ecurie të vendeve kandidate jo vetëm mbi bazën e deri sotme, por edhe mbi bazën e mbështetjes sa i përket mbështetjes financiare. Kemi rënë dakord për të dalë në disa konkluzione solide deri në samitin e Zagrebit”, tha Rama.