“E mirë, po jo engjëll”, Anxhela Hadërgjonaj ngre temperaturat me imazhe provokuese

“E mirë, po jo engjëll”, Anxhela Hadërgjonaj ngre temperaturat me imazhe provokuese

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Anxhelina Hadërgjonaj, është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale. Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese. Së fundmi, Hadërgjonaj ndau me ndjekësit disa fotografi mjaft përvëluese në rrjetin social Instagram, ku shfaqej vetëm në të brendshme e shtrirë në shtratin e saj. Ajo ka vënë në pah linjat perfekte trupore, ndërsa dukej tejet joshëse me pamjen e saj. “E mirë, po jo engjëll”, shkroi Anxhelina në mbishkrimin e këtyre fotografive. Ndërkohë, njërën nga to, këngëtarja e publikoi edhe në Instastory, duke shfrytëzuar rastin të tregojë se po qëndron e izoluar në shtëpi. “Netflix dhe vetë-karantinim. Nuk shkoj gjëkundi”, shkroi Hadërgjonaj, duke treguar kështu se ka marrë masa izolimi në shtëpi për preventimin e infektimi me virusin më të diskutuar të momentit, Covi-19.





TAGS