E njohu me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj surprizon në emision aktorin e humorit

E njohu me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj surprizon në emision aktorin e humorit
Tash esht Koha

Moderatorja Rudina Dembacaj e ftuar në emisionin ‘Why Not’ pak ditë më parë, ndër të tjera tregoi filimet e njohjes me partnerin e saj Mark Frroku. Ajo u shpreh se ka qënë aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj, ai që e prezantoi me ish-deputetin dhe prandaj i ka borxh një palë atlete.





Ndërsa, mbrëmjen e kësaj të shtune, Rudina kishte të ftuar në emisionin e saj aktorin Ukcenaj, të cilin gjatë intervistës e surprizoi duke i dhuruar një palë atlete të kuqe, për ta falenderuar kështu që e prezantoi me Mark Frrokun.

Rudina shtoi se ai ishte thjesht një ogur i mirë dhe jo shkuesi siç u komentua gjerë.

“Visjan unë kam marrë një dhuratë për ty se javën që kaloi deklarova tek emisioni “Ëhy Not” i Roza Latit që ty të kam një palë këpucë borxh, sepse që ta sqarojmë gjithë këtë milet që na kanë mbyt. Nuk është që ti më bërë mua shkuesin. Unë me Visjanin prezantonim një kompeticionin, Marku ishte pjesëmarrës, Visjani e njihte më parë se të dy nga veriu dhe e pyeta Visjanin ‘kush është ky?’  ai më tha si nuk e njeh Markun dhe jeta vazhdoi”, u shpreh Rudina.

Visjani me humor u shpreh se pret një tjetër dhuratë nga ish-deputeti Frroku.

Tash esht Koha
TAGS