E papritur – Bartomeu thotë se Guardiola do të jetë kandidat për pozitën e trajnerit të Barcës

E papritur – Bartomeu thotë se Guardiola do të jetë kandidat për pozitën e trajnerit të Barcës

E papritur – Bartomeu thotë se Guardiola do të jetë kandidat për pozitën e trajnerit të Barcës

Presidenti  i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka dhënë një deklaratë mjaftë befasuese.

Bartomeu ka thënë se do të ishte shumë i lumtur nëse Pep Guardiola do të rikthehej në pozitën e trajnerit të Barcelonës.

Këto fjalë të presidentit të Barcës vijnë vetëm pak kohë pasi është bërë e ditur se Valverde do të vazhdoj edhe për një vit me skuadrën.

“Ai morri vendimin e tij të largohet, dhe sigurisht, kur Barca shikon për trajneri, ai do të jetë një nga kandidatët” ka thënë Bartomeu për ‘ESPN’, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se Pep ka thënë së fundmi se ai nuk e sheh vetën si trajner i skuadrës së parë, por mendoj se ndoshta do të punonte me akademinë” ka shtuar tutje presidenti.

“Ai është shumë i qartë në skuadër me filozofinë dhe stilin e lojës, dhe nëse do të mund  ta kthenim atë, do të ishte fantastike për skuadrën” ka thënë ndër të tjerash ai.

Pep Guardiola kaloi 11 vite në Barcelonë si lojtar i skuadrës, pasi kishte depërtuar nga akademia e klubit, por vitet më të suksesshme i pati si trajner. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS