E papritur: Sanchez përfundon te Inter

E papritur: Sanchez përfundon te Inter
16:24 | 9 Maj 2019

Alexis Sanchez mund të rikthehet në Serie A.

Sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez, karrierën mund ta vazhdojë në elitën e futbollit italian.

Është skuadra e Inter që po mendon transferimin e kilianit, i cili është i pakënaqur me situatën e tij në ‘Old Trafford’.

‘Gazzetta dello Sport’ raporton se Inter janë të gatshëm t’i ofrojnë rrugëdalje nga Manchester United, përcjell ‘lajmi.net’.

Sanchez edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A, ku është paraqitur te skuadra e Udineses.

Para se të largohej nga Udinese në drejtim te Barcelonës, Sanchez është kërkuar me ngulm nga Inter./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS