E pazakontë: Lind foshnja me dy gjini në Prishtinë

E pazakontë: Lind foshnja me dy gjini në Prishtinë

Mjekët në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë janë përballur me një rast mjaft të veçantë.

Një foshnjë ka lindur me dy gjini, bëjnë të ditur burimet e “Front Online”.

Sipas këtyre burimeve, foshnja aktualisht është në Klinikën e Neonatologjisë, ku po i bëhen ekzaminimet e nevojshme mjekësore, pasi nuk mbahet mend të ketë ndodhur një lindje e tillë deri më tani në Kosovë.

“Foshnja ndodhet në Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë, ku po i bëhen ekzaminimet e detajuara mjekësore”, ka thënë ky burim nga Klinika e Neonatologjisë.

Kjo ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmëndjen e të gjithëve dhe pritet të mirë studiohet para se të merret ndonjë vendim.

Në vendet e zhvilluara këto malformacione diagnostikohen dhe trajtohen me kohë, ndërsa në rajon mund të kalojnë katër apo pesë vite të moshës së fëmijës dhe pastaj të bëhet ndërhyrja kirurgjike.

TAGS