Pas vendimit të dhënë ditën e djeshme për miratimin e protokollit për anëtarësimin e vendit të tij në NATO.Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka falenderuar në gjuhën shqipe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë mesazh presidenti maqedonas e ka ndarë në gjuhën shqipe dhe angleze.
“Faleminderim ShBA-së për Ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në #NATO në Senat. Partneriteti strategjik ShBA-Maqedonia e Veriut vazhdon në Aleancë duke kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”, shkruan në shqip Pendarovski në twitter.
Kujtojmë se na mars të këtij viti parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ku përveç gjuhës maqedonase, u bë zyrtare edhe gjuha shqipe.