E pini gati se çdo ditë, pa e ditur se mund t’ua marrë jetën

E pini gati se çdo ditë, pa e ditur se mund t’ua marrë jetën

Konsumimi i lëngjeve të frutave është i rrezikshëm për shëndetin tuaj sakaq pijet e gazuara, sipas një hulumtimi të fundit.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi një rrezik në rritje të vdekjes së hershme tek njerëzit që pinin pije me sheqer.

Hulumtuesit amerikanë krahasuan, për herë të parë, lëngjet er frutave me pijet e gazuara, sikundër është ‘Coca Cola’.

Ata gjetën ngjashmëri në aspektin e rritjes së rrezikshmërisë së vdekjes së hershme ndërmjet dy lëngjëeve.

Një ekspert përshkroi se studimi ishte i rëndësishëm, por se nuk kishte ndonjë rrezik nga konsumi i një gote lëngje frutash (150 ml) në ditë.

Krahas obezitetit, lëngjet e frutave shkaktojnë edhe rezistencë ndaj insulinës, përkatësisht përkeqësim të gjendjes së diabetit tek pacientët që vuajnë nga kjo e fundit.

Studimi është publikuar në revistën e famshme ‘JAMA’, ndërsa mori për vullnetarë 13,440 njerëz për t’ua krahasuar të dhënat.

TAGS