E qëlloi me dorezë hekuri, zbardhen detaje nga sherri mes dy aktorëve të njohur

E qëlloi me dorezë hekuri, zbardhen detaje nga sherri mes dy aktorëve të njohur

Detaje të reja janë zbardhur nga sherri që ndodhi ditën e djeshme mes dy aktorëve të humorit Ledio Lako dhe Gent Hazizi, ku u përdorën edhe mjete të forta gjatë përleshjes në zonën e njohur si ‘Ish-Ekspozita’.





Burimet bëjnë me dije se sherri mes dy aktorëve ka nisur sepse Hazizi ka akuzuar Lakon se është bërë shkak që ai të largohet nga një show televiziv ku të dy aktorët në fjalë ishin angazhuar.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

TAGS