E quajti `gënjeshtare´, Loredana i kthehet Mozzik

E quajti `gënjeshtare´, Loredana i kthehet Mozzik

Ditën e djeshme, reperi Mozzik reagoi ashpër pasi dëgjoi intervistën e ish-partneres së tij, Loredana, e cila foli për arsyet e ndarjes.





Loredana, u shpreh se ndarja nuk ka qënë e planifikuar, madje as ajo vetë nuk e dinte si shkuan gjerat deri aty, ndërsa shtoi se ndarja nuk u bë për marketing ashtu siç shumica e njerëzve dyshonin.

Menjëherë, ka ardhur dhe reagimi I ashpër I Mozzik, ku sipas tij nuk kanë qënë këto arsyet që u nda nga Loredana.  Reperi la të kuptohej përmes një postimi të gjatë në `Instastory-n´e tij, se pot ë mos ishte për Loredanën, famën, muzikën ata do të ishin ende bashkë.

“Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë”, u shpreh reperi.

Por Loredana, nuk e ka lënë me kaq. Ajo ka publikuar një fjalim të Oprah Winfrey që u referohet njerëzve që nuk gëzohen nga triumfet e një personi. Mirëpo ky fjalim mendohet të jetë për Mozzik. Reperja më pas postoi  dhe një video teksa në sfond dëgjohet kënga e Dafina Zeqirit, `Vuj Vuj Vuj´.

“E tash ti vuj vuj vuj

Mi kqyr storiet edhe luj luj luj

Zemra dhem dhem luj luj luj…”

TAGS