E rëndë në Gjirokastër, e moshuara dhunohet e bëhet për spital (Dyshimet e para)

E rëndë në Gjirokastër, e moshuara dhunohet e bëhet për spital (Dyshimet e para)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.00 në fshatin Palokaster ku është dhunuar një e moshuar.



Gazetarja Brikena Metaj raporton se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet P.Q., 75 vjeçe, e cila është dhunuar nga një person i paidentifikuar.

Dhunuesi ka rrahur të moshuaren në shtratin ku flinte duke i lënë fraktura në trup dhe në fytyrë.

Sipas rrëfimit të te moshuarës ajo ka konflikte me dy familje po nga i njëjti fshat të cilët i kanë vrarë bashkëshortin para 3 vitesh dhe ajo dyshimin e ka tek ata. E moshuara po kurohet aktualisht në spitalin rajonal Omer nishani.

Sakaq, dyshohet se e moshuara mund të jetë rrahur edhe nga e bija që është me probleme mendore. Aktualisht policia po heton per zbardhjen e plotë të ngjarjes.